“Të rinjtë shkodranë kundër humbjeve ushqimore” është projekti që shoqata “Well Point” e cila kujdeset për mbrojtjen e mjedisit prezantoi për të rinjtë në Shkodër. Rreth 60 të rinj do të bëhen pjesë e këtij projekti i cili do t’i trajnojë ata mbi uljen e hedhjes së ushqimit të cilin nuk e konsumojnë dot pasi kjo gjë dëmton mjedisin ku jetojmë.

Një projekt i tillë do të ketë një ndikim pozitiv tek të gjithë shkodranët shprehet trajneri i projektit Oltion Shena.

Projekti “Të rinjtë shkodranë kundër humbjeve ushqimore” është i pari i këtij lloji në Shqipëri cili ka për qëllim të përfshijë të gjitha qarqet e vendit.