Grupi i rithemelimit i Partisë Demokratike zhvilloi një protestë paqësore në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë të Shqipërisë duke ndezur qirinj pas ndarjes nga jeta të të riut Ilvi Meta në Komisariatin e Policisë në Kavajë, një vdekje ende e dyshimtë. Policia njoftoi se 31 vjeçari vari veten ndërsa familjarët kanë akuzuar se efektivët e kanë rrahur djalin për vdekje. Protestë së heshtur pas kësaj ngjarje të rëndë iu bashkua edhe grupi i rithemelimit i PD Shkodër duke ndezur qirinj përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Kryetari i PD Shkodër i rithemelimit Gjenarin Kapcari deklaroi se ky grupim i demokratëve morën pjesë në këtë protestë paqësore jo si opozitë por si qytetarë pas ngjarjes së rëndë në Komisariatin e Policisë së Kavajës ku humbi jetën shtetasi Ilvi Meta.

Protesta paqësore në Shkodër me qirinj të ndezur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë zgjati disa minuta si homazh për 31 vjeçarin Ilvi Meta i cili vendosi t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike pasi ishte e disata herë që u arrestonte. Ndërkohë tre efektivë policie janë arrestuar për këtë ngjarje të dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Artikulli paraprakZOGAJ, “RRUGA ME NJË SENS PO LARGON TURISTËT”
Artikulli tjetërSHKODËR, KOLAZH LULESH NË MES TË QYTETIT