Vijon organizimi I aktiviteteve në kuadër të “Festës së Luleve” në Shkodër. Këtë të dielë u bë vlerësimi I performancave të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme që morën pjesën për tre ditë me radhë, ndërkohë që aktiviteti u pasua me punimin e një kolazhi lulesh në qendër të qytetit. Almida Mema, organizatore e këtij aktiviteti tregon për idenë e realizimit të këtij punimi ndërsa se është e kënaqur nga pjesëmarrja e qytetarëve.

Surprizë këtë të dielë do të jetë një concert, I cili vjen falë interesit të lartë që treguan qytetarët shkodranë përgjatë 3 ditëve aktivitete për “Festën e Luleve”

Aktivitetet kushtuar ditës së luleve përmbyllen të hënën në mbrëmje me një concert gala që do zhvillohet në teatrin “Migjeni”.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROTESTË PAQËSORE SI HOMAZH PËR ILVI METËN
Artikulli tjetërSHKODËR, KËNGËT POPULLORE PASUROJNË FESTËN E LULEVE