Tarifat e larta të ofertave nga kompanitë celulare në Shqipëri për shumë prej qytetarëve shkodranë janë të papërballueshme.

Ata shprehen se nisur nga të ardhurat modeste herë pas here nuk mund t’i përballojnë çmimet që duhet të paguajnë për kompanitë celulare

Rrittja e çmimeve të ofertave të përmuajshme nga kompanitë celulare është një shqetësim që vazhdon prej kohësh për qytetarët e Shkodrës.

Një fenomen i tillë është prezent që prej muajit dhjetor të vitit 2018 kur çmimet pësuan rritje por edhe më përpara sërish janë cilësuar si të papërballueshme.

Ndërkohë, celulari vazhdon të mbetet më i përdoruri për shkak edhe të zhvillimit të teknologjisë dhe duke qenë se është një domosdoshmëri për komunikimin.

Artikulli paraprakKUR DO FLASIM?! RAMA FTESË PUBLIKE BASHËS PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS
Artikulli tjetërLEZHË, 2 MARSI FESTOHET PA SHTATOREN E SKËNDERBEUT