Ky është busti i ri i patriotit shqiptar Pashko Vaso i rivendosur në lulishtën përballë shkollës Ndo Mazi. Prej shumë vitesh ky bust ishte dëmtuar dhe askush nuk mendoi për ta rinovuar deri në ditën e sotme kur kjo u mundësua nga gazetari Marin Mema dhe një fondacion që ai ka hapur. Në këtë mënyrë bashkia Shkodër në këtë 109-vjetor të Pavarësisë bëri iangurimin e bustit të rivendosur të Pashko Vasës duke i rikthyer dinjitetin e munguar në gjithë këto vite…

Ndërkohë familjarët e Pashko Vasës bojkotuan këtë ceremoni sepse ata i kanë bërë një letër bashkisë Shkodër për zhvendosjen e bustit të Pashko Vasës në një vend tjetër në qendër të qytetit. Kryebashkiakja Ademi thotë se është njohur me këtë kërkesë por koha ka qenë e shkurtër si dhe kjo vendimarrje sipas saj nuk i takon bashkisë….

Kryebashkiakja pranon se duhet të vijojë debati lidhur me bustet në Shkodër si ai i Atë Gjergj Fishtës që nga shumë kush është i papranueshëm sepse nuk kuptohet se aty është kjo figurë e madhe e kombit shqiptar…

Prej vitesh në Shkodër bustet e figurave të mëdha nuk janë trajtuar si duhet dhe ky shembull i rinovimit të bustit të Pashko Vasës është emergjente të ndiqet edhe në raste të tjera.

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTOHET 109 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (VIDEO)
Artikulli tjetërFESTA E PAVARËSISË, PRESIDENTI I SHBA-VE LETËR METËS: SHQIPËRIA NJË VEND MIK I NGUSHTË, LUFTONI KORRUPSIONIN