Është zhvilluar aktiviteti I radhës I Festivalit Letrar, edicioni I XIV. Kësaj here I ftuar ishte shkrimtari Ylljet Aliçka I cili zhvilloi një bisedë më të pranishmit në sallën e bibliotekës së qytetit “Marin Barleti”. Autori bëri u përqëndrua kryesisht në romanin “Metamorfoza e një kryeqyteti” duke treguar ndryshimet mes dy periudhave, atë të komunizmit dhe aktualitetit të sotëm.

Ai foli edhe për disa nga krijimet e tij.

Ylljet Aliçka ka lindur në Tiranë, më 23 qershor 1951. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Didaktike”, më 1989, dhe titullin “Profesor i Asociuar. Ai pranon herë pas herë ftesat nga biblioteka “Marin Barleti” pasi është shumë I lidhur me lexuesit shkodranë. Ky aktivitet çeli siparin e aktiviteteve të bashkisë Shkodër në kuadër të Javës së Pavarësisë.

 

Artikulli paraprakESTRADA E SHKODRËS RIKTHEHET ME “KONCERT NË KOHË PANDEMIE”
Artikulli tjetërSHKODËR, MYFTIU: TË RUAJMË FAMILJEN NGA SHPËRBËRJA