1 dhjetori është dita botërore kundër HIV/AIDS ose siç njihet sëmundja e Sidës. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër sëbashku me organizatën Alternativë Pro organizuan një marshim me mesazhe sensibilizuese në qendër të qytetit. Specialistja e NJVKSH Manjola Laloshi thotë se në Shqipëri ka një rritje të përvitshme të të prekurve me HIV/AIDS.

Gjatë 2021-shit numri i kontrolleve në Shkodër për HIV/AIDS ka qenë i ulët kjo për shkak të pandemisë ndërsa në rang kombëtar janë afro 100 raste të reja gjatë këtij viti shprehet specialistja Laloshi.

Kontrolli nga ana e qytetarëve për HIV/AIDS sipas specialists Laloshi vijon që të jetë një tabu kjo për shkak të arsyeve të ndryshme social-ekonomike dhe zhvillimore qoftë brenda qytetit por edhe në zonat rurale më shumë.

Në rast se nuk kapet në kohë HIV/AIDS është një sëmundje vdekjeprurëse ndërsa edhe në rang botëror është kthyer në një shqetësim.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTOHET GJUHA E URREJTJES NË RRJETET SOCIALE
Artikulli tjetërSHKODËR, BE 2.6 MLN EURO PËR 61 BASHKITË E VENDIT