18 maji shënon ndëqrkombëtare të muzeve. Në kuadër të kësaj dite në muzeun historik “Oso Kuka” studentët e departamentit të Arteve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilluan një punëtori për mirëmbajtjen e objekteve të gurit në ambjentet e muzeut. Drejtorja Amila Gjyrezi thotë se ky aktivitet vjen në kuadër të objektivave që po zbatohen për forcimin e muzeve.

Dy pedagogët Petrit Bilali dhe Rubin Mandija shpjeguan fokusin e punëtorisë së studentëve dhe nevojën që ka qyteti për të patur një tjetër muze historik.

Studentja Skeralda Mashku, vlerëson zhvillimin e praktikës profesionale përmes kësaj punëtorie.

Kjo ishte faza e tretë e praktikës që po zhvillojnë studentët e departamentit të Arteve me qëllim mirëmbajtjen e objekteve mijëravjeçare në muzetë e qytetit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NUK RAPORTOI DY AKSIDENTE ME DY VIKTIMA
Artikulli tjetërGRUDË E RE, BASHKIA INVESTIME NË INFRASTRUKTURË