Shkodër/Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, parandalohet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën fillestare.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Vilza 1”.

U kap në flagrancë me 625 fara cannabisi që i posedonte me qëllim kultivimin, në fshatin Vilzë, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen fara e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.

Si rezultat i punës së vazhdueshme policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vilza 1”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Vilzë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke qarkulluar me motomjet, shtetasin V. P., 38 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën një qese me 625 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPLAGOSJE NË BERDICË, ENDE NUK DIHEN RRETHANAT
Artikulli tjetërSKENA NË SY TË PRINDËRVE, DETAJE NGA PLAGOSJA E 17-VJEÇARIT NË SHKODËR