Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e shtetasit Amarildo Gjergji 17 vjeç, ngjarje e ndodhur në njësinë Bërdicë mbrëmjen e kaluar. Mësohet se 17 vjeçari ka marrë vetëm një plumb ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17 vjeçarit i cili u plagos nga shtetasi Gent Dushku që vijon të jetë në kërkim nga policia vendore e Shkodrës. Konflikti ka filluar mes familjes Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri tjetrin.

Palët kanë patur një sherr edhe më përpara lidhur me ngacmimin e një vajze. Shtetasi Gent Dushku i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndrri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë. Aty ka nisur një debat me babain e të plagosurit. Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17 vjeçar duke e lënë të plagosur i cili po ashtu ndodhej jashtë sëbashku me babain e tij.

Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e shtetasit të plagosur. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e kësaj plagosje të ndodhur për motive të dobëta. Efektivët kanë sekuestruar kaçavidën dhe gëzhojën me të cilën qëlloi shtetasi Gent Dushku. Po ashtu policia e Shkodrës është duke zhvilluar kontrolle për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes i cili vijon që të jetë në kërkim nga uniformat blu.

Artikulli paraprakSHKODËR, U KAP ME 625 FARA KANABISI, ARRESTOHET 38-VJEÇARI
Artikulli tjetërDITË E RËNDËSISHME NË PUNË DHE NË DASHURI…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT