Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja raportohet se është qëlluar me armë një i moshuar.

Ai është L.Qepuri 75 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital por nuk ka mundur t’u mbijetoje plagëve të marra. I moshuari është qëlluar me shotgan.

Shkaqet, rrethanat dhe dinamika janë të paqarta. FNSH dhe policia lokale ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Burime nga Policia e Shkodrës sqarojnë se në sallën operative telefonoi një person duke thënë “Më kanë vrarë babain”.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR, QËLLOHET BRENDA LOKALIT NJË PERSON
Artikulli tjetërFOTO+VIDEO/ VRASJA NË SHKODËR, AUTORËT QËLLUAN NGA MAKINA, NË VENDIN E NGJARJES GJENDET NJË AUTOMATIK