Nje tjeter ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne Shkoder.

Sipas informacioneve te para te mberritura ne redaksine e Star Plus mesohet se ka patur te shtena ne nje lokal ne fshatin Stom-Golem si dhe mesohet qe nje person eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten.

Raportohet se nje person ende i paidentifikuar ka qene ne lokal kur autori ka hyre i maskuar dhe ka qelluar me arme zjarri drejt tij.

Kujtojme se nje nate me pare ne Shkoder ka ndodhur nje tjeter plagosje, ajo e 48-vjeçarit ne Plazhin e Velipojes.

Policia eshte nisur drejt vendngjarjes.