Procesi mësimor në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të rifillojë me 4 shkurt të këtij viti. Ky është vendimi që ka marrë rektorati i këtij universiteti duke miratuar kështu ndryshimin e strukturës të procesit mësimor për këtë vit akademik.

Zëvendës rektori i universitetit Gëzim Dibra tregon se mësimi do të rifillojë aty ku është ndërprerë, në javën e nëntë.

Pas rifillimit të procesit mësimor me 4 shkurt, 5 javë më pas bën të ditur zëvendës rektori Dibra do të hapet edhe sezoni i provimeve.

Pavarësisht këtij vendimi të rektoratit për fillimin e procesit mësimor, disa student të fakulteteve të ndryshme vazhdojnë ngujimin dhe bojkotin e procesit mësimor.

Senati i universitetit javën e ardhshme do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur nëse do të merren apo jo mungesat e atyre që edhe pas 4 shkurtit nuk shkojnë në mësim.

Artikulli paraprakLEZHË, NDËRPRITEN KËRKIMET PËR PESHKATARIN
Artikulli tjetërM.MADHE, U RRËZUA NGA MALI, TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER