Një 25 vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së 28 majit në fshatin Bardhaj, pjesë e bashkisë Shkodër. Shtetasi Emiljano Ndou u vra me një plumb në zemër duke gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme. Menjëherë policia vendore e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Mark Kodra 47 vjeç teksa po priste policinë brenda në banesën e tij.

“Nuk mund ta duroj më, ma kishte sjellë tek hunda”, janë fjalët e para që ka thënë autori i cili në mënyrë të menjëhershme ka pranuar se është ai personi që ka qëlluar 25 vjeçarin Emiljano Ndou i cili humbi jetën. Menjëherë policia ka bërë arrestimin e 47 vjeçarit Mark Kodra. Efektivët kanë sekuestruar edhe armën e krimit automatik kallashnikov të cilën e kishte afër divanit ku po qëndronte në pritje të policisë.

47 vjeçari edhe pse i armatosur nuk ka bërë fare rezistencë por është dorëzuar në mënyrë të menjëhershme pasi bashkëshortja e tij kishte njoftuar policinë mbi vrasjen e ndodhur. Policia vendore e Shkodrës në njoftimin e saj bën të ditur se shkak i kësaj vrasjeje janë debatet për motive të dobëta. Sipas burimeve nga banorë pranë asaj zone por edhe burimeve nga policia dyshohet se 25 vjeçari ka ngacmuar vajzat e autorit të dyshuar.

Para se të ndodhte vrasja viktima ka kaluar me motorr duke bërë zhurmë dhe pas debatit që kanë patur edhe më përpara për të njëjtin problem, 47 vjeçari e ka pritur me armë automatik kallashnikov dhe ka qëlluar katër herë ndërsa vetëm një plumb e ka kapur shtetasin Emiljano Ndou i cili po kthehej pasi kishte përcjellë një shok të tijin që banon afër shtëpisë së autorit.

Për intertësi viktima ka ecur edhe disa metra me motorr dhe më pas ka rënë në tokë i vdekur pas plumbit që ka marrë një zemër. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie duke nisur hetimet e mënjehershme lidhur me këtë krim të ndodhur. Gjatë ditës së sotme efektivët kanë sekuestruar edhe gëzhojën e plumbit nga i cili humbi jetën shtetasi Emiljano Ndou.

Artikulli paraprakSHKODËR, “VRASJA S’KA LIDHJE ME VAJZAT, NUK U PENDUA”
Artikulli tjetërPLAZHI I VELIPOJËS MBUSHET ME PUSHUES NGA KOSOVA