Edicioni i 13-të “Salloni i Vjeshtës” i organizuar nga Galeria e Arteve në Shkodër këtë vit erdhi më i pasuruar duke patur brenda përveç pikturave edhe instalacione, video dhe forma të tjera të artit. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se “Salloni i Vjeshtës” i jep ngjyra gjithë qytetit ndërsa i dha një mirënjohje artistit Gjergj Pali.

Drejtori i galerisë së arteve Fatmir Juka dhe kuratori Rubin Mandija tregojnë për pranimin e të gjithë artistëve këtë vit tek “Salloni i Vjeshtës”.

Në fund juria e përbërë nga Kristian Zindel, Ledia Dushi dhe Ilir Kaso dhanë tre çmimet fituese.

“Salloni i Vjeshtës” i cili mbledh të gjithë artistët të pikturës dhe më gjërë është kthyer në një aktivitet tradicional që i jep më shumë gjallëri qytetit.

Artikulli paraprakKUKËL, ORGANIZOHET “DITËT E MJEDËS”
Artikulli tjetërDREJTORI I ARSIMIT: KONKURSET SHKOLLORE TË VLEFSHME