Qendra “Young Entrepreneurs Albania” ka zhvilluar për të gjashtin vit në Shkodër konkursin me nxënës të shkollave të mesme. “Next Generation” dhe Ryas Changemaker Aëard janë konkurset ku morën pjesë 24 skuadra. Gernot Scheffknecht, drejtor ekzekutiv I YEA” ka bërë të ditur disa nga përfitimet e pjesëmarrësve në këto dy konkurse si dhe rëndësinë që ka për angazhimin e të rinjve.

“Kemi disa vite eksperiencë dhe këtë vit kanë marrë pjesë studentë nga qyteti i Shkodrës dhe Lezhës. Jam shumë i kënaqur me pjesëmarrjen këtë vit dhe që të rinjtë janë kaq të motivuar. Ashtu sic thotë edhe motoja jonë “Dream it – love it – do it” edhe këta të rinj kanë pounuar për të sjellë ëndrrat e tyre në projekte reale. Konkurset që zhvillohen sot janë pjesë edy konkurseve të mëdha që zhvillohen në Austri dhe Bashkimin Europian. Fituesi i RYAS Changemaker Aëard sot do të përfaqësojë Shqipërinë vitin tjetër në Bruksel.”
Një nga anëtarët e jurisë profesioniste, Thomas Ëieser nga Rotary Club Saalfelden tha se ndihet krenar për rritjen e nivelit të projekteve të të rinjve në këtë konkurs.

“Unë vij direkt nga Austria dhe jam i mahnitur nga projektet e prezantuara. Unë punoj si mësues në Austri, për sportin, atletikën dhe infromatikën. Po ashtu jam anëtar i Rottary Club prej katër vitesh dhe e kam parë këtë projekt të rritet. Jam i mahnitur nga punimet tuaja, pasi çdo vit performoni më mirë. Do të doja të falenderoja Alinë për organizimin perfekt dhe jam shumë krenar të prezantoj programin Changemaker në Austri dhe besoj se vitin tjetër do vazhdojmë mbështetjen financiare”.

Në fund, juria ndau çmimet fituese për Best Bussines Idea.

Disa të rinj të tjerë rrëmbyen tre çmimet e para për kategorinë Best Bussines Plan
Në fund u ndanë 3 çmimet e para për kategorinë Changemaker.

Sokol Ndoka, anëtari i jurisë dhe drejtues I programeve master në Universitetin Europian të Tiranës dha një lajm të mirë për fituesit e konkursit.

Ky është viti i katërt i zhvillimit të këtij konkursi, që vit pas viti po angazhon të rinjtë e qytetit të Shkodrës por jo vetëm që të bëjnë realitet ëndrrat dhe projektet e tyre.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, PERLAT E NATYRËS MIRËPRESIN TURISTËT
Artikulli tjetërAKSIONI NË DUKAGJIN, AMBASADA: U PLAGOSËN 2 EFEKTIVË JO NJË