Një zjarr përfshiu malin e Taraboshit. Ka qenë ora 1:00 pas mesnate të ditës së sotme kur flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi në malin e Taraboshit.

Menjeherë pas informacionit, forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në malin e Taraboshit duke nisur punën për shuarjen e flakëve. Nuk ka qenë aspak e lehtë përballja me flakët për shkak se zjarri favorizohej edhe nga era duke bërë që të përhapej edhe më shumë.
Në total janë angazhuar 3 mjete të zjarrëfikësve, 17 forca zjarrëfikëse, 7 forca të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe vetë banorët e zonës.

Nga ky zjarr në malin e Taraboshit kanë rrezikuar ndjeshëm disa subjekte por edhe shtëpi banimi që janë aty afër. Nga sa mësohet sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme, kryesisht shkurre dhe pishë duke shkaktuar kështu dëme në mjedis.

Pas rreth orësh përpjekjesh, forcat zjarrëfikëse bashkë me forcat tjera ndihmëse arritën që të neutralizojnë flakët e zjarrit duke e vënë nën kontroll ndërsa subjektet dhe shtëpitë e banimit kanë shpëtuar pa u djegur.

Ajo që dyshohet është se ky zjarr mund të jetë i qëllishëm edhe pse një gjë e tillë nuk është e vërtetuar. Gjithsesi pritet të nisë një hetim për të zbuluar autorin e zjarrvënies. Zjarret në Shkodër në këtë periudhë vijojnë të mbeten një problem ndërsa mbetet e vështirë identifikimi dhe gjetja e autorëve të zjarreve.

Artikulli paraprakKOPLIK, TË MOSHUARIT: MUNGOJNË HAPËSIRAT E GJELBËRTA
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRMBYLLET KONCERTI “MUZIKA TEJKALON KUFIJTË”