Të gjitha shkollat në Shqipëri do të hapen nga dita e nesërme 1 shtatori për të zhvilluar mësimin plotësues që është me dëshirë. Shkollat janë gati për t’u hapur edhe në Shkodër shprehet specialisti i kurrikulës në Zyrën Vendore Arsimore Ymer Vila.

Specialisti Vila ka një thirrje për të gjithë nxënësit që të jenë të pranishëm për të zhvilluar mësimin plotësues edhe pse pjesëmarrja është me dëshirë deri më 27 shtator kur nis viti i ri shkollor.

Tashmë edhe procesi i regjistrimit të nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme është drejt fundit shprehet specialisti Vila duke treguar edhe pritshmëritë për vitin e ri shkollor.

Nga 1 shtatori deri më 27 shtator nxënësit mund të shkojnë në shkollë me dëshirë për mësimin plotësues si përsëritje e mësimeve të sezonit të vjetshëm për shkak të pandemisë së COVID-19 ndërsa më 27 shtator nis viti i ri shkollor ku të gjithë nxënësit e kanë detyrim pjesëmarrjen në shkollë.

Artikulli paraprakSHKODËR, ANËTARI I KËSHILLIT: E PISTË DËSHTIMI I MBLEDHJES
Artikulli tjetërSHKODËR, ARTIZANËT PANAIR PËR EMIGRANTËT