Teatri “Migjeni” është kthyer mbrëmjen e djeshme në një skenë emocionesh të forta, ku u kujtua njeriu që preku majat e artit skenik shqiptar, i madhi Kadri Roshi.

Një mbrëmje e veçantë kushtuar ikonës së skenës dhe ekranit, e cila bashkoi artistë, qytetarë dhe artdashës për të kremtuar jetën dhe veprën e një prej aktorëve më të shquar të kombit tonë. Kadri Roshi la pas një trashëgimi të pasur artistike që vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

Në këtë mbrëmje homazh, miq dhe bashkëpunëtorë ndanë me publikun skena nga jeta dhe karriera e tij, duke e cilësuar atë si “artistin e popullit” Shkodra, qyteti që vlerëson artin dhe vlerat e mëdha, edhe një herë tregoi se kujtimi i Kadri Roshit mbetet i gjallë dhe i paharruar.

https://youtu.be/kW86FrqpgdQ

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRUGA E AMORTIZUAR VËSHTIRËSON LËVIZJEN E BANORËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, VAKSINIMI TEK FËMIJËT I REALIZUAR NË 95%