PËR DY DITË ME RADHË, ZYRA E BE NË SHKODËR DO TË SHFAQË FILMAT PËR MJEDISIN.  Qendra e Informimit e BE-së në Shkodër mikpriti Festivalin e Filmit Mjedisor Shqiptar 2015. Edicioni i tretë u organizua me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Prezencës së OSBE-së, Projektit SELEA dhe Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë në Tiranë.

Ambasadat e huaja dhe partnerët e OJQ-ve në vend iu bashkuan gjithashtu këtij festivali. Festivali i Filmit Mjedisor në Shqipëri synon të promovojë të drejtën për një mjedis të shëndetshëm, si një drejtë njerëzore për të gjithë. Mjedisi përfaqëson një të mirë të përbashkët që ka një lidhje dhe rëndësi të madhe për jetën tonë të përditshme dhe planetin tonë. Qendra e Informimit e BE-së në Shkodër, gjatë dy ditëve, përfshin shfaqjen e një filmi vizatimor për fëmijët 8-12 vjeç, me titra në shqip një prezantim mbi politikat mjedisore të BE-së të ofruar nga stafi i Qendrës së Informimit të BE-së Shkodër, pasuar me shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve të ndryshëm

Artikulli paraprakEKO MENDJE AKSION PËR PASTRIMIN E VELIPOJËS
Artikulli tjetërAKADEMIA, EKIPI U-19 DËSHTON NDAJ PARTIZANIT NË GJYSMËFINALE