Kontrollet e shtuara me radarë pas aksidenteve të rënda që janë regjistruar në vendin tonë, siç ishte rasti i shuarjes së familjes Gushi, duket se nuk po japin efekt pasi numri i shoferëve që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor mbetet i lartë.

Për rreth 4 orë kontroll gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin Tiranë-Elbasan shoferët janë konstatuar me shpejtësi deri në 176 km/h. Si pasojë e shpejtësisë mbi normat, në 4 orë janë pezulluar 10 patenta dhe janë vendosur 22 gjoba.

Një bilanc te përgjithshëm që ka bërë Policia e Tiranës për muajin korrik tregon sesa shoferë janë ndëshkuar pasi janë konstatuar duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Përkatësisht, për një muaj janë arrestuar 94 shoferë dhe 13 të tjerë janë vënë nën hetim. Ndërsa, 572 patenta rezultojnë të pezulluara.

Bilanci i muajit korrik:

38 drejtues mjetesh të arrestuar ne flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

33 drejtues mjetesh të arrestuar pa leje drejtimi.

18 drejtues mjetesh të arrestuar në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

13 drejtues mjetesh të proceduar penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit.

572 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakBANKA QENDRORE E AUSTRISË: 40% E SHQIPTARËVE QË KANË KURSIME PREFEROJNË T’I MBAJNË JASHTË BANKAVE
Artikulli tjetërREGJISTROHEN 582 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË, AUTORITETET APEL QYTETARËVE: VAKSINOHUNI!