Sot pasdite në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti i Euro 2024. Shqipëria do të ketë përballë kundërshtarë si Spanja, Kroacia dhe Italia. Duke qenë se ekipi jonë kombëtar është kualifikuar për herë të dytë në Europian dhe duke qenë se ekipi po bind me lojë dhe rezultat, me interes të madh priten paraqitjet kuqezi në premierën e Euro 2024, që do mbahet në Gjermani. Kompeticioni më i rëndësishëm për shtete nis me datën 14 qershor dhe përfundon me 14 korrik. Përpara fillimit të evenimentit, ekipet pjesëmarrëse do zhvillojnë miqësore të ndryshme, si një mënyrë për t’u përgatitur për finalet e Europianit. Finalja e madhe është vendosur të zhvillohet të dielën më 14 korrik në “Olimpiastadion” në Berlin. Sido që të shkojë, Shqipëria ka siguruar 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen në turne.

Vazot:

Vazo 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia

Vazo 2: Shqipëria, Hungari, Turqi, Rumani, Danimarkë, Austri.

Vazo 3: Holanda Kroacia, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia

Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, Play Off A, Play Off B, Play Off C

Shorti:

GRUPI A: Gjermania, Hungaria, Skocia
GRUPI B: Spanja, Shqipëria, Kroacia, Italia
GRUPI C: Anglia, Danimarka, Sllovenia
GREPI D: Franca, Austria, Holanda
GRUPI E: Belgjika, Rumania, Sllovakia
GRUPI F: Portugalia, Turqia, Çekia,

Artikulli paraprakSHORTI EURO 2024/ SHQIPËRIA MËSON SONTE KUNDËSHTARËT
Artikulli tjetërFATI “BRAKTISI” SHQIPËRINË NË SHORTIN E EUROPIANIT, DATAT E NDESHJEVE