Vllaznia mëson kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e dytë të Conference League. Shorti i ka vënë kuqeblutë përballë Universitatea Craiovas, një kundërshtare e fortë dhe me përvojë në ndeshjet ndërkombëtare.

Alternativat e tjera për ekipin që drejtohet nga Mirel Josa ishin fituesi i çiftit Dinamo Tbilisi (GEO) / Paide Linnameeskond (EST), BATE Borisov (BLR), Kairat Almaty (KAZ) dhe Maccabi Tel-Aviv (ISR).

I pranishëm në Nyon të Zvicrës ishte edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, që nuk iu plotësua dëshira që ndeshja e dytë të luhej në Shkodër.

Kujtojmë që sezonin e kaluar Vllaznia kaloi një raund në Conference League, duke eliminuar Shiroki Brijeg të Bosnjë Hercegovinës me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Edhe pse e kishte humbur sfidën e parë në transfertë 3-1, shkodranët, falë edhe mbështetjes së zjarrtë të tifozë triumfuan 3-0 në “Loro Boriçi”, duke avancuar më tej. Në raundin e dytë Vllaznia u eliminua nga skuadra qipriote Ael Limasol, që i fitoi të dyja sfidat me rezultat të njëjtë 1-0.

Artikulli paraprakRAMA BËN THIRRJEN E FORTË NGA UKRAINA, JA MESAZHI QË LA NË MUZEUN E KRIMEVE TË RUSISË
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE KUNDËR ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT