Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije se është shpallur tashmë kompania fituese për aeroportin e Vlorës.

Balluku thotë se ky është moment historik, teksa sa i përket aeroportit deklaroi se ka pasur dy garues, por njëra prej kompanive nuk ka plotësuar asnjë kriter.

Nga ana tjetër ajo thotë se tani vjen radha e aeroportit të Sarandës, ndërsa ka filluar nga puna edhe Korça pasi potenciali turistik aty është shumë i madh.

Fituesi saktësisht është një bashkim kompanish të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%) me vlerë investimi 103 milion e 966 mijë euro.

”Tashmë përmbyllet edhe me kontratën për aeroportin e Vlorës. Tani vjen ai i Saarandës që do të plotësojë kurorën, nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe tani Saranda. Kemi nisur nga puna dhe për Korçën, duke qenë se potenciali turistik aty është mjaft i madh.

Do doja të falenderoja anëtarët e Komisionit. Kanë bërë një punë për t’u vlerësuar.
Për ditë e netë të tëra, duke kaluar çdo dokument nëpër duar. Keni bërë një punë të shkëlqyer, mendoj se është një moment historik. Duhet të jeni pjesë e këtij momenti.
Tani është momenti konkret se kush është fituesi.

Kemi pasur dy garues. Njëra nga ofertat është ALDE Coorporation, që nuk ka përmbushur asnjë kriter. Nuk ka pasur as eksperiencën, as kushtet financiare

Kompania tjetër dhe fituese është e regjistruar në Zvicër, ka është një bashkim Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), ku vlera e investimit është 103.966.030 Euro.”-tha Balluku.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 05.03.2021
Artikulli tjetërDJALI GODET ME SHKOP NË KOKË BABANË, VDES NË VEND 52-VJEÇARI