Një shpërthim gazi ka ndodhur në një hotel në Vlorë.
Pronari i hotelit në Llogara, T.M 63 vjeç, bashkë me dy punëtorë të tjerë kanë qenë duke bërë lidhjen e sobës me gaz ku ka ndodhur një shpërthim gazi.

Si pasojë është dëmtuar lehtë pronari bashkë me punëtorin E.S, 38 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Vlorës.

Ndërsa punëtori tjetër Xh. Dh., 20 vjeç është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, 63-vjeçarin.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI QË U ARRATIS NGA BURGU
Artikulli tjetërAMBASADA AMERIKANE ME 20 VËZHGUES PËR 30 QERSHORIN