Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin dhe presidentin për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj thotë se janë shndërruar në kukulla të Serbisë.

Postimi i plote

Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave. Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd. Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin. Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!

Artikulli paraprakRAMA: KEMI ULUR SHPENZIMET PËR SHËNDETIN
Artikulli tjetërMOTI I KEQ PARALIZON ITALINË E JUGUT, LUMI I MERR JETËN NJË PERSONI