Shqipëria dhe Puglia marrëveshje bashkëpunimi në kulturë e turizëm

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Presidenti i Rajonit të Puglia-s Michele Emiliano firmosën këtë të hënë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Rajonit të Puglia-s. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Kumbaro, këshilltarja për Turizmit për Rajonin e Puglias, Loredana Capone si dhe drejtuesi i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Puglias, z. Bernardo Notarangelo. “Do të bashkojmë kulturën tonë, historinë tonë dhe artin tonë për zhvillimin e përbashkët të turizmit – tha ministrja Mirela Kumbaro – dhe Rajoni i Puglia-s, me përvojën e tij, është një shembull i madh për t’u ndjekur. Presidenti Emiliano tha se “Shqipëria dëshiron të shkojë larg dhe Puglia që është më përpara, po përpiqet të bashkojë hapin me të”.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA LANCON APLIKACIONIN E RI E-KONSULLATA
Artikulli tjetërPOLICIA 718 GJOBA NE DITE PER MUNGESE TE RRIPIT TE SIGURIMIT