Shqiptari kapet me drogë , tenton t’i shpëtojë policisë

Policia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar. Mediat greke raportojnë se rreth 50 kg marijuanë është gjetur në Konicë të Janinës në mjetin që drejtohej nga shqiptari i moshës 23-vjeç. 23-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po drejtonte mjetin nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke. Në momentit që shqiptari ka parë policinë, ka shtuar shpejtësinë e makinës, duke hedhur edhe 2 çantat nga makina. Por, tentativa e shqiptarit ka qenë e kotë, pasi ai është prangosur nga p[policia, si dhe në cilësinë e provës materialet i janë sekuestroi 33 pako me 50 kg 550 gr marijuanë.

Artikulli paraprak2 TON KANABIS NË GOMONEN E BRAKTISUR NXIRREN NE BREG NGA POLICIA
Artikulli tjetërRAMA:NDRYSHIMET NË QEVERI NUK KANË TË BËJNË AS ME PROTESTËN E PD DHE AS ME NDONJË KËRKESË TË ALEATIT ILIR META