Shqiptarja, Lindita Idrizi, është shpallur “Miss Europa Kontinental 2015”, në konkursin europian të bukurisë. Ky konkurs u zhvillua në qytetin e Paestum, në rajonin e Kampanjës në Itali. Lindita Idrizi u zgjodh mes 104 konkurenteve të ardhura nga 10 rajone italiane dhe 10 shtete si: Belgjika, Malta, Rumania, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Hungaria, Mali i Zi e Serbia.

Pas një seleksionimi prej 6 muajsh, bukuroshja shqiptare arriti ne finale me konkurenten italiane dhe atë kosovare, duke triumfuar ne fund. Pas fitimit të këtij titulli bukurie, Idrizi do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare, e cila do t’i garantoj të paktën 25 projekte profesionale. Konkursi “Miss Europa Kontinental” u drejtua nga gazetari i njohur italian Alessandro Cecchi Pavone dhe me një juri të drejtuar nga e famshmja show girl Valeria Marini.

Artikulli paraprakMIS MALËSIA, KURORËZOHET MISS FREEDOM
Artikulli tjetërKONFISKOHET BIZNESI PRANË QKR, ISHTE PA LIÇENSË