Shtëpia e të moshuarve në Shkodër ka hapur dyert për të gjithë ata qytetarë të cilët duan të kalojnë kohë me të moshuarit. Drejtori i shtëpisë së të moshurave Fatjon Hoxha, shprehet se ndihet i kënaqur për shkak se gjatë kohëve të fundit është rritur ndjeshëm interesi i qytetarëve të cilët vijnë pranë këtij institucioni duke i qëndruar afër të moshuarve, veçanërisht tani në prag të festave të fundvitit.

Ndërkohë drejtori Hoxha tregon se vijon organizimi aktiviteteve të ndryshme në mënyrë që të moshurit të mos ndihen të vetmuar.

Në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër janë rreth 62 persona të cilët janë strehuar për arsye nga më të ndryshmet.

Artikulli paraprakSITUATA E TENSIONUAR NË VERI, PRESIDENTJA VJOSA OSMANI: JEMI TË GATSHËM PËR ÇDO SKENAR TË SERBISË!
Artikulli tjetërSHËNGJINI PO “BLIHET” NGA TË HUAJT