Shëngjini nuk po terheq vemendjen e të huajve vetem për pushime verore, por edhe për pasuri të paluajtshme.Krahas shqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pronat e kësaj zone turistike po blihen në masë edhe nga evropianet, e kryesisht nga Polaket, Gjermanet, Austriakët dhe Çeket.Diçka e tillë bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj sipas të cilit janë mbi 250 apartamente që janë blere nga shtetas të huaj gjatë viteve te fundit, ndërsa interesi është gjithnjë në rritje.

Çmimi i apartamenteve në Shëngjin është rritur në masen 25%, ku një metër katror varion nga 800 deri në 2 mijë euro, ndërsa zonat më të preferuara janë Rana e Hedhur dhe Kunia.

Artikulli paraprakSHTOHEN VIZITAT NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE
Artikulli tjetërBEN BLUSHI PREZANTON LIBRIN NË LEZHË