Prej 30 vitesh fshati Shtoj i Vjetër në njësinë administrative Rrethina të bashkisë Shkodër vuan mungesën e ujit të pijshëm. Një situatë e tillë e ka vështirësuar jetesën e banorëve.

Zgjidhja e vetme që kanë disa banesa është ndërtimi i puseve edhe pse rezulton totalisht i pakonsumueshëm për shkak të papastërive që uji mbart në këto puse. Banorët e zonës shprehen se janë të detyruar të udhëtojnë një orë larg për të shkuar në fshatin Boriç, për t’u furnizuar me ujë të pijshëm.

Nga ana tjetër banorët thonë se nëse se ky problem nuk gjen zgjidhje atëherë nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Pavarësisht problemit të ngritur herë pas herë nga banorët në fshatin Shtoj i Vjetër, institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë për të furnizuar këtë zonë me ujë të pijshëm.

Artikulli paraprakGJUETIA E PALIGJSHME, “INSTITUCIONET TË MARRIN MASA”
Artikulli tjetërSHKODËR-HANI HOTIT, AKSIDENT RRUGOR PA PASOJA