Prej pak kohësh në media ka qarkulluar lajmi se produksioni i “Big Brother VIP” synon zgjatjen e programit me një muaj pas suksesit që pati. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me “Grande Fratello VIP” në Itali dhe do ndodhë edhe në vendin tonë. Kjo është konfirmuar edhe në promon e datës 1 janar të reality-showt të publikuar në faqen zyrtare të Instagramit. Në postim mes të tjerash shkruhet:

“Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje. A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?”.

Arbana Osmani teksa ka rishpërndarë postimin në Instastory shkruan se “Finalja do jetë në 18 shkurt”. Si duket banorët janë pyetur më parë rreth vendimit të tyre dhe të shtunën do e ndajnë me publikun.

Prive.al shkruan se të shtunën do ketë të paktën tre hyrje të reja, një prej tyre nga Kosova. Se sa të vërteta do jenë këto lajme, mbetet për tu parë.

 

Artikulli paraprakEDI RAMA SHPËRNDAU VIDEON E TIJ, POR KOMENTI QË BES KALLAKU LA NUK ISHTE AI QË PRISTE KRYEMINISTRI!
Artikulli tjetërPROBLEME SIGURIE, TESLA TËRHEQ NGA TREGU NË SHBA GJYSMË MILIONI MAKINA