SHKODËR, CILËSIA E USHQIMEVE DHE KUSHTET E TREGJEVE LËNË PËR TË DËSHIRUAR. Cilësia e produkteve qe konsumojmë është një nga temat me te ndjeshme dhe për te cilën ende diskutohet por nuk ka një zgjidhje konkrete.

Ne seancën e sotme dëgjimore te ngritur ne komisionin e integrimit ministri Panariti foli për krijimin e Bordit Kombëtar te Ushqimit ne kuadër te monitorimit te cilësisë se produkteve ushqimore dhe nevojën e ngritjes se nje platforme kombëtare për sigurinë ushqimore po njekohesisht  shtimin e laboratorëve dhe pajisjeve laboratorike. Por ndërkohe qe ndërmerren këto hapa për te cilët flitet dhe ndërkohe qe kompletohet ligji për sigurinë ushqimore ne qytetin e Shkodrës cilësia e produkteve qe konsumojnë është e diskutueshme dhe për me tepër kushtet ne te cilat tregtohen lëne për te dëshiruar. Mielli, bylmeti, perimet, frutat etj tregtohen ne rruge, ne temperatura te papërshtatshme duke mospërmbushjesh kështu asnjë kusht për sigurinë ushqimore dhe duke rrezikuar shëndetin e konsumatoreve.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/B_bCeHN4B-E?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakZHVILLIMI I ARSIMIT PROFESIONAL NË SHKODËR
Artikulli tjetërZJARRËFIKËSET, DEFEKT ME NUMRAT E EMERGJENCËS