Ish sulmuesi i Vllaznisë Vioresin Sinani, njëkohësh edhe me disa pozicione drejtuese në klub më përpara beson se skuadra kuqeblu në këtë fillim sezoni do të bëjë një paraqitje të mirë. Për Sinanin Vllaznia është një ekip që ka mundësi që jetë në vendet e para në tabelën e klasifikimit dhe të bëjë një paraqitje pozitive. Sinani shpreson që kuqeblutë ta nisin mbarë me një fitore përballë Kukësit për të vijuar më pas me të tjera fitore në mënyrë që ekipi shkodran të qëndrojë brenda objektivave që janë vendet e para çka do të bënte që minimalisht Vllaznia të kapte edhe njëherë Europën. Ndryshimet në ekip dhe merkaton e verës Sinani e cilëson pozitive ndaj beson tek ky ekip edhe pse një pjesë janë skeptikë…

Vllaznia është bërë gati tashmë për ndeshjen e parë ndaj Kukësit nga ku objektiv i vetëm është fitorja. Skuadra shkodrane duket e gatshme sa i përket lojtarëve. I vetmi dyshim është me mbrojtësin Esin Hakaj nëse do ta nisë apo jo nga fillimi dhe po ashtu nëse do jetë ai kapiteni i Vllaznisë apo shiritin do ta mbajë tashmë sulmuesi Bekim Balaj. Ky tension mes Hakaj dhe trajnerit Memelli shpresohet që të shuhet deri në nisje të kampionatit në mënyrë që Vllaznia të jetë e qetë përpara ndeshjes me Kukësin.

Artikulli paraprakZJARRI NË LAÇ, NORMALIZOHET SITUATA
Artikulli tjetërBALLA TAKIM ME STRUKTURAT E POLICISË SHKODËR