Është normalizuar situata në zonën pyjore pranë Kishës së Shna Ndout në Laç, por vatrat e zjarrit po mbahen nën monitorim nga forcat zjarrëfikëse dhe ato të ushtrisë.

Në zonë ndodhet ende një vatër aktive zjarri, ndërsa sipërfaqja e djegur wshtw mbi 90 hektare pyll me pisha dhe bimesi. Vatra aktive është në afërsi të fshatit Delbnisht, ku ndërhyrja nga toka është e pa mundur për shkak të terrenit. Për këtë, pritet ndërhyrje nga ajri.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të territorit të Qarkut, situata paraqitet e qetë. Fatmirësisht, si pasojë e flakëve që u aktivizuar që prej ditës së martë nuk ka humbje jetë. Në pranga është vënë një nga autorët e dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme. Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dëllinjë. Vatra aktive po mbahet nën monitorim nga Forcat e Armatosura dhe ato zjarrëfikëse.

Artikulli paraprakUSH, DORËHEQJE NË KOMISIONIN E SPORTEVE
Artikulli tjetërSINANI: VLLAZNINË E SHOH NË VENDET E PARA