Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin deri tani.

Vazhdon puna për kriposjen e akseve nga ngricat, si pasojë e temperaturave të ulëta. Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që bëjnë pastrimin e akseve. Edhe në aksin Shkodër – Qafë Qelëështë në gadishmëri 1 fadromë, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshën – Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali – Fierzë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Edhe në akset e mëposhtme ka probleme me rënien e materialeve herë pas here në rrugë. 1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qelë ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. 2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. 3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet. 4. Në aksin Vau i Dejës – Komanjanë riparuar nga ana e kontraktorit urat që ishin me probleme. Tani situata e qarkullimit në këtë aks është përmirësuar. Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë. Gjithashtu rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të ecin me kujdes në këto akse

Artikulli paraprakSHKOLLAT E QYTETIT, “ISMAIL QEMALI” SKA PROBLEME PËR NGROHJEN
Artikulli tjetërPRESIDENTI I KOMISIONIT EUROPIAN JEP ALARMIN: BE NË RREZIK