Varfëria është faktori kryesor i fëmijëve në situatë rruge. Pjesa më e madhe e prindërve, të cilët i nxjerrin fëmijët e tyre sjellin këtë si arsyen kryesore.

E gjitha kjo e ndikuar nga papunësia e madhe. Fenomeni është shqetësues dhe një rritje, minoren që punojnë dhe kërkojnë lëmoshë në vendet fqinje, si Kosova dhe Mali i Zi.

Në gjithë këtë problem shqetësues, ka edhe neglizhencë të theksuar institucionale, të cilët nuk disponojnë shifra për fëmijët në situatë rruge ndërsa këta të fundit janë edhe rrezik trafikimi.

Në kuadër të këtij fenomeni, Karitasi Shqiptar dhe zyra e Koordininatorit Kombëtar Anti-trafik organizuan një takim në Shkodër në Hotel Colosseo.

Pjesa më e madhe e fëmijëve në situatë rruge i përkasin komuniteteve rom dhe egjiptian, ndërsa nuk mungojnë edhe rastet e tjera.

 

Artikulli paraprakNGA 1 KORRIKU, PENSIONET 2.8% MË TË LARTA
Artikulli tjetërMALI I JUSHIT, PËRMBYTJET SHKATËRRUAN BUJQËSINË