Një video tejet e rëndë dhe që ka ngjallur mjaft indinjatë po qarkullon në internet dhe tregon një Zëvëndës-Sherif në Kentaki duke dhunuar një të mitur në shkollë. Unioni i Lirive Civile Amerikane ka paditur zv. sherifin Kevin Sumner i cili punon si oficer pranë një Shkolle Fillore. Ai është akuzuar për prangosjen e një djali 8-vjeçar dhe të një vajze 9-vjeçare, të dy me probleme të shëndetetit mendor dhe rregullime hiperaktive.

Video tregon që djalit të vogël i janë vënë prangat në krahë dhe ndërsa fëmija qan dhe ankohet se i dhembin krahët, oficeri i policisë e kërcënon se duhet të bëjë atë që i thotë ose do të vuajë pasojat. Organizata që ka ngritur padinë bën të ditur se fëmija u çlirua nga prangat vetëm pas 15 minutash. Dy fëmijët shfaqnin probleme në shkollë për shkak të çrregullimeve në shëndetin mendor dhe hiperaktivitetetit të tyre, por kjo mënyrë çnjerëzore e reagimit ka tronditur qytetarët në Kentaki dhe mbarë botën. Video është regjistruar me celular në ambjentet e shkollës.