Bashkia e Kurbinit do të drejtohet nga socialistet edhe 4 vitet e ardhshme.Majlinda Cara fitoj garen, përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu me një diference prej 541 votash.Proçesi i numerimit të votave në KZAZ nr 15 në Kurbin u mbyll mesnaten e së hënës, ku Majlinda Cara e Partisë Socialiste mori 11 381, ndërsa kandidati i opozitës Behar Haxhiu arriti të marrë 10 840 vota.

Pas konfirmimit të Majlinda Cares për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Kurbin, në Laç shpërtheu festa.Dhjetra mbështetes të Partisë Socialiste u mblodhen para ambjenteve të qendres së numerimit të votave dhe rrugeve të qytetit, duke ju gëzuar këtij triumfi në Kurbin.

Ndërkohë gjatë ditës së martë në katër KZAZ e Qarkut të Lezhës ka nisur puna për numerimin e votave për Këshillin Bashkiak, proçes i cili pritet të mbyllet brenda ditës së mërkure.

 

Artikulli paraprakZGJEDHJET PËR SHKODRËN, QYTETARËT OPTIMISTË
Artikulli tjetërRIKTHEHET PAS 7 VITESH KAMPIONATI I DEBATIT