Britanikët, por jo vetëm i dhanë fund pritjes për ditën e madhe të kurorzimit të monarkut Charles III. 6 maji është padyshim një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për britanikët, pasi vëmendja dhe sytë e të gjithëve do të jenë te monarku.

Në qendër të gjithçkaje do të jetë Mbreti Charles III, me sytë e botës mbi të. Çfarë do të mendojë ai për një ditë që duhet ta ketë pritur gjatë gjithë jetës së tij të rritur?

Në krah të tij do të jetë Camilla, bashkëshortja e mbretit të cilën së shpejti do të fillojmë ta përshkruajmë si Mbretëresha Camilla.

Kurorëzimi i nënës së Charles në vitin 1953, e ndjera Elizabeth II, ishte kurorëzimi i parë i Mbretërisë së Bashkuar që u shfaq në TV. Pjesëmarrës do të jetë kreu i shtetit, Bajram Begaj, por edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët do të jenë krah me liderët botërorë.

Artikulli paraprakFUNDJAVA NIS ME DIELL, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHKODËR, PD ZYRTARE: FUSHATË ME GËNJESHTRA E MASHTRIME AJO QË PO BËN RAMA DHE KANDIDATI I TIJ