
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë që ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri të shpallet fajtor për akuzat e ngritura në fillim.
Burime thanë se tashmë SPAK kërkon që Tahiri të shpallet fajtor edhe për akuzat “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafikim droge”.
“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK
Ish-ministri Samir Tahiri u dënua me tre vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, duke i “shpëtuar” akuzave te tjera. Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Fierit.