Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin masën së sigurisë “arrest në burg ” për Arben Ahmetajn.

Burime bëjnë me dije se pas verifikimeve në sistemin Tims dhe kontrolleve të banesave policia i është shprehur SPAK-ut për pamundësinë e ekzekutimit të masës ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Në këtë kushte hetuesit e SPAK i kanë dërguar kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar ish ministrin.

SPAK kërkoi arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Artikulli paraprakEKSPLOZIV BANESËS NË SHKODËR, DETAJET E PARA
Artikulli tjetërLAJME TË MIRA, JA KUR DO TË ULEN TEMPERATURAT. SI DO TË JENË DITËT E FUNDIT TË KORRIKUT