Policia e Tiranës ka bërë më dije se ka finalizuar operacionin “Sprinter” ku janë zbardhur dhe dokumentuar 11 raste vjedhjesh furgonash si dhe është vënë në pranga një shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1 deklarojnë se nga informacionet e marra në rrugë operative kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore dhe të identifikojne autorët si dhe mekanizmin e kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale. Burime zyrtare nga policia deklarojnë se shtetasi H. Elezaj, në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, dyshohet se kryente vjedhjen e automjeteve të tipit “Mercedes Benz”, kategoria furgon, në qytetin e Tiranës dhe i dërgonte në rrethin e Dibrës, në një pikë grumbullimi mjetesh të përdorura, ku dhe më pas çmontoheshin dhe shiteshin për pjesë këmbimi.

Nga veprimet verifikuese dhe hetimore të policisë është bërë e mundur gjetja e pikës së grumbullimit të mjeteve të përdorura, në fshatin Renxe Komuna Fushëqidhën, rrethi Dibër, me pronar shtetasin Erion Mazhi. Për vjedhjen e këtyre mjeteve është arrestuar shtetasi, Erion Mazhi, 25 vjeç, banues në fshatin Renxe, Dibër, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi H. Elezaj, 48 vjeç. Në pikën e grumbullimit u konstatuan dhe sekuestruan pjesë të dyshuara të automjeteve të vjedhura në qytetin e Tiranës në kohë dhe vende të ndryshme dhe konkretisht :• Pjesë fugonash të ndryshëm si, – Parafango – Kofano – Xhama – Dyer – Sinjale të jashtëm – Sedilje, etj.Pjesë këto të dyshuara të marra nga mjetet e vjedhura në zona të ndryshme të juridiksionit të Tiranës, ku më konkretisht

• Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 1 – Më datë 05.09.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit D. H. – Më datë 20.11.2016, në rrugën “Fuat Toptani”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh. – Më datë 05.12.2016, në rrugën “Sotir Koleja”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. B.

• Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 2 – Më datë 23.11.2016, në rrugën “Vaso Pasha”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. S. – Më datë 24.11.2016, në rrugën “Tish Dajia”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. M.

• Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 4 – Më datë 26.11.2016, në rrugën e “Dajtit”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit F. K. – Më datë 23.10.2016, në rrugën “Myslym Keta”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të një firme për produkte ushqimore.

• Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 5 – Më datë10.11.2016, në rrugën “Skënderbeu”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. B. – Më datë 04.11.2016, në bulevardin “Blu”, është vjedhur kamionçina e tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit Z. M.

• Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 6 – Më datë 20.02.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit R. U. – Më datë 13.05.2016, në rrugën “Sokrat Mihi”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. M. Materialet proceduriale i’u kaluan, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 134-25 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVETTINGU, KOMISIONI I VENECIAS DO TË MBLIDHET NË 8 DHE 9 DHJETOR
Artikulli tjetërSAMIR PIRGU, SHQIPTARI I PARË QË NOMINOHET PËR GRAMMY