Statuja e Cristiano Ronaldos është “tagged” në emër të Messit.

Disa tifozë kanë gjetur një mënyrë të çuditshme për të festuar titullin e “Topit të Artë” të Leo Messit. Në të vërtetë, Ronaldo ka një statujë bronzi 3.40 metra, për lavdinë e tij, në qytetin ku ka lindur, në Madeira. Kjo statujë është vandalizuar në mënyrë groteske, duke i mveshur lavdinë e rivalit të vjetër të tij, tani pesë herë fitues i “Topit të Artë”. Duke përdorur bojë të kuqe, emri i Messit dhe numri 10 janë fiksuar në Cristiano Ronaldon prej bronzi. Në fund të vitit 2014, ylli i Real Madridit e kishte deklaruar veten “shumë krenar dhe i nderuar” nga haraçi i skulptorit madeiran, Ricardo Velosa. Nuk ka dyshim se statuja së shpejti do të jetë e restauruar, por incidenti nuk ka kaluar pa u vënë re në sytë e yllit portguez dhe përkrahësve të tij. Përveçse dështoi në fitimin e “Topit të Artë”, portugezi sigurisht nuk ka pritur që njerëzit e Funchal, në ishullin e tij amtar të Madeiras, të festojnë në këtë mënyrë çmimin e pestë prestigjioz individual të “Pleshtit” të Barcelonës. Nëse Ronaldo nuk është shprehur ende mbi këtë çështje, nuk ka dyshim se iniciativa e tij do të jetë restaurimi i skulpturës. Katia Aveiro, motra e “CR7”, ka shpërthyer menjëherë ndaj këtij akti vandalizmi, duke lënë këtë shënim në llogarinë e saj në Tëitter: “Unë jam e zemëruar, e trishtuar, e zhgënjyer nga kjo mungesë pjekurie. Dhe kjo është mungesë respekti për turistët.”

Artikulli paraprakMANCESTER DHE NJUKASËLL 3-3, TË KUQTË S’DINË TË FITOJNË
Artikulli tjetërVLLAZNIA KËTË TË ENJTE, MIQËSORE ME EKIPIN E BESËLIDHJES