Strategjia e BE, reagon Rama:Negociatat më pranë se kurrë!

Pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të BE drejt Ballkanit nga komisioneri Johannes Hahn dhe shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini, ku Shqipëria dhe Mali i Zi u vlerësuan se se i kanë zbatuar 100% politikat e jashtme të caktuara nga BE dhe pasi ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin tha se Shqipëria ka punuar shumë për reformën në drejtësi por kërkoi zbatimin e plotë të reformave të nisura, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet me tone optimiste.

“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë’ – shkruan ai.