Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila sqaron se në fokus të takimit është ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri, një pjesë e të cilëve pritet të mbërrijë sot. Pas takimit mund të ketë një deklaratë për mediat nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja amerikane.

Ndërkaq burimet bëjnë të ditur se në Afganistan ka mbetur e bllokuar edhe një shqiptare, e cila prej vitesh punon me organizatat e huaja. Amerikanët po kujdesen që vajza të kthehet në Shqipëri, por ende nuk dihet nëse ajo do të jetë në avionin që do sjellë sot afganët e parë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARDHJA E AFGANEVE NE SHQIPERI, MASSAFRA: TE INTEGROHEN, TE MOS KRIJOJNE PROBLEME DHE TE BASHKEJETOJNE ME NE
Artikulli tjetërSOT MBËRRIJNË AFGANËT NË TIRANË, KIM TAKON XHAÇKËN: PATËM NJË TAKIM SHUMË TË MIRË! SHBA PO PUNON NGUSHTË ME QEVERINË SHQIPTARE