Studentët e gazetarisë bashkohen në luftën kundër korrupsionit.

Ambasada Amerikane në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës dhe Institutin Shqiptar të Medias, fton studentët që të aplikojnë për kursin e ri të gazetarisë investigative! 12 studentët fitues do të ftohen të marrin pjesë në një program trajnimi dhe më pas do të raportojnë raste korrupsioni në të gjithë Shqipërinë. Studentët do të kenë në dispozicion pajisje teknologjike nga më të fundit dhe trajnim nga gazetarë të njohur. Për të aplikuar, dërgoni informacionin e mëposhtëm në adresën PASTirana@state.gov deri më 5 gusht 2016.
Emri i Plotë
Datëlindja
Adresa
Universiteti
Viti
Dega
Numri i Telefonit
Adresa e Emailit
Ju lutemi, shkruani një ese (500 fjalë ose më pak) me një nga temat e mëposhtme: Si mund ta ndihmojë një gazetari më e përgjegjshme në forcimin e demokracisë shqiptare? Pse është e rëndësishme që të kemi media informative që janë të pavarura nga ndikimi i qeverisë, politikës dhe interesave financiare? Si ndikon korrupsioni tek qytetarët e thjeshtë? Kritere Në mënyrë që të kualifikoheni për programin, aplikuesit duhet të jenë: – Rezidentë në Shqipëri – Aktualisht të ndjekin studimet për gazetari në një universitet shqiptar – Të gatshëm të marrin pjesë në një program trajnimi përgjatë shtatorit 2016

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMBËRRIJNË MUXHAHEDINËT E PARË NË TIRANË
Artikulli tjetërZJARR NË FRANCË, HUMBIN JETËN 13 PERSONA