Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson është duke dhënën një konferencë për shtyp në Stokholm.

shefja e qeverisë e ka nisur fjalën e saj me faktin se Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Kryeministrja shton se është e bindur se për këtë ka mbështetje nga populli suedez.

Aplikimi i Suedisë për tu bërë pjesë e NATO-s ishte e pritshme, që në momentin që Finlanda paralajmëroi se do të niste procesin e anëtarësimit.

Kujtojmë se më parë gjatë ditës, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron Finlandën dhe Suedinë se çdo zgjerim ushtarak ‘do të kërkonte një reagim’
Vladimir Putin tha se Rusia nuk kishte asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë , por se zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në territorin e tyre do të kërkonte një reagim nga Moska, pasi vendet nordike po i afrohen anëtarësimit në NATO.

Putin, duke folur në Moskë në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia (CSTO), tha se zgjerimi i NATO-s ishte një problem për Rusinë dhe se ajo duhet të shikojë nga afër ato që ai tha se ishin planet e aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA për të rritur ndikim global.

Artikulli paraprakDEKLARATAT E RAMËS PËR BIZNESET, REAGON TABAKU: TAKSO NË MËNYRË TË DREJTË, MBËSHTET TË VARFRIT…
Artikulli tjetërMBLIDHET KUVENDI PËR PRESIDENTIN E RI, JA ÇFARË PRITET TË NDODHË