Partia Social-Demokrate, subjekti politik në pushtet në Suedi, deklaroi ditën e sotme se mbështet anëtarësimin e vendit në NATO, duke hequr dorë kështu nga një politikë kundër bashkimit në aleanca ushtarake, dhe duke i hapur rrugën vendit që të aplikojë për anëtarësim në aleancën perëndimore.

Ne socialdemokratët konsiderojmë se më e mira për Suedinë dhe sigurinë e popullit suedez është që ne të bashkohemi me NATO-n. Ky është një vendim që ne e kemi marrë pas shqyrtimit shumë të kujdesshëm,” tha Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference për shtyp të dielën. Ky njoftim vjen disa orë pasi shteti fqinj, Finlanda, po ashtu zyrtarisht njoftoi se do të aplikojë për anëtarësim në NATO, teksa është rritur mbështetja publike dhe politike në Suedi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Të dyja shtetet kanë shprehur dëshirën për të vepruar në mënyrë të koordinuar dhe për të dorëzuar kërkesat e tyre për anëtarësim së bashku, veprim që shihet si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus. Gjatë një mbledhjeje të partive parlamentare që diskutuan për politikën e sigurisë të premten, u arrit në përfundim se anëtarësimi i këtij shteti në NATO do të zvogëlonte rrezikun e konfliktit në Evropën Veriore.

Suedia ka qëndruar jashtë aleancave ushtarake për më shumë se 200 vjet, edhe pse ka krijuar raporte të afërta me NATO-n që prej viteve ’90. Nga ana tjetër Rusia ka paralajmëruar se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të pasohet me përgjigje të Moskës.

Artikulli paraprakBERISHA ZBULON SE PËRSE DO TË BËHET SËRISH KRYETARI I PD, JA ARSYET
Artikulli tjetërKIEVI: JA SA RUSË JANË VRARË QË NGA FILLIMI I LUFTËS